
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Anisa Qilimi.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.
KPK vendosi t’i transferojë 2 çështjet të hetuara nga Qilimi për inspektim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Anisa Qilimi ka përfunduar studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Prej vitit 2014, ajo punon si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.