Komisioni i Pavarur i Kualikimit njoftoi të martën ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Amarildo Laçi.
Gjyqtari Laçi dha dorëheqjen nga posti i gjyqtarit në fillim të majit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Procesi i vetingut për gjyqtarin ka vazhduar për një vit e 5 muaj.
Sipas ligjit, gjyqtari Laçi nuk do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.