Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK) ka caktuar seancën e parë të një magjistrati që nuk i përket listës prioritare të vetingut. Më 10 tetor, KPK do të zhvillojë seancën dëgjimore Entela Priftin, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë.
Ndërkohë, tre kandidatë prioritarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), Besnik Cani, Shpëtim Kurti dhe Ramadan Troci ende nuk e kanë zhvilluar seancën dëgjimore me KPK-në. Mbetet po ashtu e paqartë nëse kandidati i ri për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGj) dhe Gjykatën Kushtetuese, Luan Dervishi, tani do të verifikohen me përparësi, dhe nëse do të ndiqet procedura e njëjtë e përshpejtuar për kandidatët e rinj për KLP-në.
Ndërkohë KPK duhet të marrë në ditët në vazhdim dhe vendimet për dy gjyqtarët Sotiraq Lubonja dhe Ahmet Jangulli, të dy anëtarë të KED-së.