
Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit do të rikthehet të punojë në salla, pas dy javësh ndërprerje pune për shkak të infektimit me Covid-19 të dy punonjësve.
Seanca e parë do të zhvillohet për drejtuesen e Prokurorisë së Pogradecit Dorina Bejko.
Trupa gjykuese përbëhet nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.