KPK seancë dëgjimore me kandidaten për Gjykatë Kushtetuese, Elsa Toska

KPK seancë dëgjimore me kandidaten për Gjykatë Kushtetuese, Elsa Toska

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon sot seancën dëgjimore me Elsa Toskën, në kuadër të procesit të vetingut.

Zonja Toska është aktualisht këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese dhe kandidate për një vend në këtë gjykatë. Ajo ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, në vitin 2000. Zonja Toska ka punuar ndihmës komisionere e Avokatit të Popullit dhe që prej vitit 2007 punon këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, ajo ka punuar si pedagoge në disa universitete.

Sipas analizës së bërë nga Birn, të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar  janë 41.2 milionë lekë. Mbi 70 për qind e të ardhurave të saj kanë si burim pagën dhe të ardhurat nga mësimdhënia. Rreth 9 për qind e të ardhurave të saj burojnë nga paga e bashkëshortit  dhe 5.3 për qind të tjera, nga fitimi i bashkëshortit nga biznesi i agjencisë së udhëtimit, e cila ka pezulluar aktivitetin në vitin 2013.

Trupa që do të gjykojë zonjën Toska, përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>