
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Nure Drenin, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Vendimi për shkarkimin e saj është marrë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu.
Shkaku kryesor i shkarkimit është mungesa e burimeve të ligjshme për të justifkuar pasuritë dhe shpenzimet ndër vite, për blerjen e pasurive të paluajtëshme dhe për shkollimin e fëmijëve jashtë.
Gjyqtarja ishte pjesë e trupit gjykues të çështjes së ish-ministrit Tahiri.
Nure Drenit po ashtu i ra shorti për të qenë pjesë e trupit gjykues që do të vendoste për rikthimin ose jo në detyrë të anëtarit të KPA-së Luan Daci, por ajo dha dorëheqjen nga trupa.
Vendimi për Dacin u mor nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.