Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi qytetarët se ka marrë listat e kandidatëve të 17 partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në zgjedhjet e vitit 2013, morën pjesë 68 parti.
Mes partive që kanë dorëzuar listën e kandidatëve janë Partia Socialiste (PS) Edi Rama, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) të Kryetarit të ri të emëruar Petrit Vasili, si dhe partitë e reja Sfida për Shqipërinë dhe Libra.
KQZ tani do të fillojë procesin e verifikimit të kandidatëve siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.Ky proces do të përfundojë më 9 maj.
Në një apel të fundit për të gjitha palët e përfshira në krizën politike në vazhdim, KQZ njoftoi gjithashtu se 3 maji është afati i fundit për çdo kompromis të gjerë politik:
KQZ, e ndërgjegjshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është ngarkuar, iu tërheq vemendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj 2017 jo vetëm ligjërisht, po edhe teknikisht shkelim kufirin e pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes.
Ndërkohë tre antëtarët e opozitës në KQZ me anë të një deklarate të parbashkët, e cilësuan deklaratën zyrtare të KQZ-së të paligjshme dhe si “opinion personal” të Kryetarit Denar Biba:
Në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, përmes një deklaratë të dytë (datë 30 prill 2017), kryetari i KQZ shpik norma të reja ligjore duke vendosur një afat tjetër ligjor për regjistrimin e subjekteve zgjedhore/listave të kandidatëve, datën 3 maj 2017, kur dihet që ky afat ka mbaruar prej më shumë se 20 ditësh.