KQZ: 3 maji afati i fundit për kompromis politik

KQZ: 3 maji afati i fundit për kompromis politik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi qytetarët se ka marrë listat e kandidatëve të 17 partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në zgjedhjet e vitit 2013, morën pjesë 68 parti.

Mes partive që kanë dorëzuar listën e kandidatëve janë Partia Socialiste (PS) Edi Rama, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) të Kryetarit të ri të emëruar Petrit Vasili, si dhe partitë e reja Sfida për Shqipërinë dhe Libra.

KQZ tani do të fillojë procesin e verifikimit të kandidatëve siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.Ky proces do të përfundojë më 9 maj.

një apel të fundit për të gjitha palët e përfshira në krizën politike në vazhdim, KQZ njoftoi gjithashtu se 3 maji është afati i fundit për çdo kompromis të gjerë politik:

KQZ, e ndërgjegjshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është ngarkuar, iu tërheq vemendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj 2017 jo vetëm ligjërisht, po edhe teknikisht shkelim kufirin e pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes.

Ndërkohë tre antëtarët e opozitës në KQZ me anë të një deklarate të parbashkët, e cilësuan deklaratën zyrtare të KQZ-së të paligjshme dhe si “opinion personal” të Kryetarit Denar Biba:

Në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, përmes një deklaratë të dytë (datë 30 prill 2017), kryetari i KQZ shpik norma të reja ligjore duke vendosur një afat tjetër ligjor për regjistrimin e subjekteve zgjedhore/listave të kandidatëve, datën 3 maj 2017, kur dihet që ky afat ka mbaruar prej më shumë se 20 ditësh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>