Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi i bëri apel qeverisë dhe institucioneve publike të mos përdorin administratën shtetëore për fushatë.
Në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama, partive politike dhe bashkive, Celibashi shkruan se gjatë muajit të fushatës është i ndaluar përdorimi i burimeve publike në mbështetje të partive politike.
“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor”
Celibashi thekson se respektimi i Kodit Zgjedhor dhe standarteve të kërkuara ndikojnë direkt në procesin e integrimit europian.