KQZ kërkon më shumë fonde për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik

Nga Exit News
KQZ kërkon më shumë fonde për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi Kuvendit të kalojë 1 miliardë lek, fonde të parashikuara në buxhetin e vitit 2021 për të zbatuar projektin pilot të identifikimin biometrik dhe votimin elektonik per zzgjedhjet e 25 prillit.

Në një letër dërguar Kuvendit, më 1 dhjetor dhe të publikuar nga Shqiptarja.com, KQZ shkruan se duhen marra masa të shpejta për të realizuar këto dy projekte, pasi kanë mbetur vetëm 145 ditë afat nga kryerja e projektit.

KQZ njofton se për tenderin e identifikimit biometrik ka përzgjedhur 3 nga 4 kompanitë e huaja, që kanë shfaqur interes deri më 28 nëntor, afati i fundit i pranimit të ofertave. Përzgjedhja e KQZ u bë në bazë të ofertës financiare.

Më shumë për këtë temë mund të lexoni këtu, këtu, këtu dhe këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>