
Komisioni Qëndror Zgjedhor konfirmoi të hënën, pas shqyrtimit të dokumentacionit, kandidaturën e minatorit Elton Debreshi.
Njoftimin e bëri vetë ky i fundit me anë të një statusi në Facebook, me anë të të cilit falenderoi mbështetësit, veçanërisht aktivistët e Organizatës Politike dhe gazetarët që janë treguar dashamirës ndaj tij.
“Pa ndihmën e të gjithëve ju, kjo iniciativë që kemi marrë do ishte e pamundur. Me ndihmën tuaj mund të arrijmë shumëçka për Bulqizën dhe gjithë Qarkun Dibër, për minatorët dhe gjithë punëtorët e Shqipërisë,” u shpreh Elton Debreshi.
Debreshi kandidon si kandidat i pavarur në Qarkun Dibër, nga ku mblodhi edhe 1350 firmat e nevojshme për t’u kualifikuar në garë.