Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit Kastriot Gurra, me 5 vota pro. Vendimi u mor të martë, 16 qershor.
Gurra ishte kallëzuar nga shoqata ‘Sopoti’ për fshehje të dënimit në formularët e dekriminalizimit. Por nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se Gurra nuk është dënuar asnjëherë më parë.
Gurra ka qenë i shpallur në kërkim policor në shtator-dhjetor 2008, bazuar në një urdhër-ndalim të prokurorisë Elbasan, pas dyshimeve për “falsifikim dokumentesh”. Ai nuk është ndaluar, pasi urdhër-ndalimi nuk është ekzekutuar asnjëherë. Më pas, prokuroria e ka pushuar çështjen pa e kaluar fare në gjykatë dhe ka anuluar “urdhër ndalimin”.