KQZ miraton rezultatin e Tiranës, Idrizi mbetet jashtë kuvendit

KQZ miraton rezultatin e Tiranës, Idrizi mbetet jashtë kuvendit

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU mbetet zyrtarisht jashtë kuvendit. Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi sot rezultatin përfundimtar të qarkut Tiranë dhe hodhi poshtë kërkesën e PDIU  për të shtyrë shqyrtimin dhe miratimin e rezultatit.

PDIU mori në Tiranë 12 347 vota ose 2,98 për qind duke mos arritur të kapë pragun elektoral prej 3 për qindësh, të mjaftueshëm për të fituar një mandat për Shpëtim Idrizin.

Që orej 27 qershorit, PDIU kishte dorëzuar në KQZ  një ankesë lidhur me 31 vota në 4 qendra numërimi. Sipas PDIU, 31 votat e PDIU janë hedhur gabimisht për PDS-së, vota këto që gjithsesi nuk dihet nëse do të bënin ndryshim për marrjen e mandatit të Zotit Idrizi.

Sipas Shpëtim Idrizi KQZ nuk ka hedhun online të gjithë të dhënat, duke e bërë të vështirë llogaritjen e numrit të votave që duhen për të kaluar pragun.

“Të paktën të dihet ekzakt numri i votuesve dhe votave të pavlefshme apo të kontestuara, që të dimë sa është ekzakt 3%. Për të marrë mandatin duhen 11.500 vota. Këtu është problem i pragut 3%, i cili varet nga numri i votave pas verifikimit të të gjithë procesverbaleve, numrit të përgjithshëm të votave dhe numrit të votave të pavlefshme,” shpjegoi Zoti Idrizi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>