Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar propozimin për të ndaluar qeverinë të japër kontrata koncesionare ose PPP, 4 muaj para zgjedhjeve.
“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike te koncesionit/PPP, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, thuhet në vendim.
Pra vendimi nuk prek koncesionet e parashikuara në buxhetin e vitit 2021.
Propozimi ka ardhur nga anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Cakaj, përfaqësues i LSI.
Në Komisionin Rregullator, mazhoranca ka shumicën por në këtë rast është rënë dakord për propozimin e opozitës.