Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi njoftoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e kandidatëve për deputetë.
Përmes një postimi në Tëitter, Celibashi shkruan:
“Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me DPGJC dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.”
Ditën e hënë Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim prezantuan kandidatët për deputetë.