KQZ përcakton renditjen e subjekteve në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

KQZ përcakton renditjen e subjekteve në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përcaktuar të enjten renditjen e subjekteve politike në fletët e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Social Demokrate është renditur e para në fletën e votimit.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë e gjashta ndërsa koalicioni opozitar i Partisë Demokratike do të jetë i 9-ti në listë.

Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të renditet e 12-ta.

Bindja Demokratike e Astrit Patozit renditet e 4-ta, Lëvizja për Ndryshim renditet e 11-ta, Nisma Thurje renditet e 7-ta në fletën e votimit.

Në vendin e 13-të në listë do të jenë kandidatët  e pavarur në fletët e votimit të qarqeve ku kandidojnë.

Renditja

  1. Partia Social Demokrate
  2. Partia Balli Kombëtar
  3. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare
  4.  Partia Bindja Demokratike
  5. Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK)
  6.  Lëvizja Socialiste për Integrim
  7.  Partia Nisma Thurje
  8. Partia Lëvizja e Re
  9.  Koalicioni Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim
  10.  Aleanca Demokracia e Re
  11.  Partia Lëvizja për Ndryshim
  12.  Partia Socialiste e Shqipërisë
  13. Kandidat i Pavarur

lista e

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>