
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ do të shqyrtojë ankesën e PD-së për largimin e 78 kandidatëve për deputet nga lista.
KQZ njoftoi se seanca e shqyrtimit të kërkesës do të zhvillohet ditën e Martë, datë 23.03.2021, në orën 10:00. Relator i çështjes do të jetë Elvis Çefa.
PD ankimoi vendimin e KQZ-së më 18 mars, me sqarimin se vendimi është i padrejtë. KQZ hoqi nga lista e PD-së 78 kandidatë për deputet nga lista e PD-së, sepse sipas ligjit partitë duhet të dorëzojnë deri në 153 kandidatë.