
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të organizojë një simulim për identifikimin elektronik nga data 3 deri në 11 prill.
Përmes një shkrese, KQZ shkruan se është detyrim ligjor organizimi i këtij simulimi, i cili i jep mundësi qytetarëve të njihen me këtë procedurë.
“Qëllimi i simulimit të procedurës së votimit elektronik është njohja e zgjedhësve me procedurën e votimit dhe pajisjeve të votimit elektronik, si edhe ofrimi i mundësisë për të kryer procesin e votimit në pajisjen PEVN nga vetë votuesi.”
Simulimi do të zhvillohet “Qemal Stafa”.