KQZ teston pajisjen për identifikimin elektronik

Nga Exit News
KQZ teston pajisjen për identifikimin elektronik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve testoi të shtunën identifikimin elektronik të votuesve.

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi deklaroi se pajisja identifikon qytetarin në 1 minutë dhe se kjo do të shmang votimin e dyfishtë.

Ai tha se pajisja është e shpejtë dhe e saktë.

“Prezantimi i parë shkoi mirë, ajo që bën përshtypje është e saktësia dhe koha e shkurtër për të identifikuar votuesin krahasuar me mënyrën e vjetër manual të identifikimit. Mesatarisht shkon një minutë”.

Ai shtoi se pajisja mund të verifikojë vërtetësinë e mjetit të identifikimit dhe nëse një votues voton në disa qendra votimi.

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e prillit 2021 do të zbatohet në një zonë zgjedhore të bashkisë së  Tiranës.

Komisioni Rregullator në KQZ miratoi të premten vendimin për të testuar votimin dhe numërimin elektronik në një ZAZ të kryeqytetit që ka jo më shumë se 55 qendra votimi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>