
Personat, të cilëve u ka skaduar karta e identitet apo pasaporta, duhet ta rinovojnë atë para 25 prillit, në mënyrë që të votojnë.
KQZ u bëri të dielën thirrje qytetarëve që të nxitojnë për ta kryer këtë proces, pasi në javët e fundit mund të ketë mbingarkesë në aplikime.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi paralajmëroi se personat të cilëve u ka skaduar karta apo pasaporta, nuk mund të votojnë.
Aplikimi për karta identiteti bëhet në zyrat e kompanisë Aleat.
Qytetarët mund të lënë fillimisht një takim online përmes portalit e-Albania.
Personat mbi 75 vjeç nuk kanë nevojë ta rinovojnë kartën.