Kraja, persona e shpallur ‘non grata’ hetohen nëse ka prova për korrupsion

Nga Exit News
Kraja, persona e shpallur ‘non grata’ hetohen nëse ka prova për korrupsion

Arben Kraja, drejtori i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK u shpreh se personat e shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të do të hetohen vetëm nëse ka prova.

I pyetur, në seancën plenarë të së hënën, nga deputetit Ralf Gjoni, nëse do të hetohen personat e shpallur ‘non grata’, Kraja ju përgjigjë se:

“Lista është një proces që ndodh ne SHBA ne kemi parashikimet tona ligjore sesi fillohet një procedim penal”.

Ai shtoi se SPAK vepron me prova dhe çdo rast do të hetohet deri në fund: “Sapo të kemi në dispozicion një material do të nisim hetimet në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtar”.

SHBA-të kanë shpallur ‘non grata’ deri më tani: ish-Presidentin Sali Berisha, ish-deputetin Tom Doshi, ish-kryeprokuroin Adriatik Llalla dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>