Kreu i Antimafias italiane: Është trefishuar kultivimi i drogës në Shqipëri

Kreu i Antimafias italiane: Është trefishuar kultivimi i drogës në Shqipëri

“Është trefishuar kultivimi i drogës në Shqipëri”. Deklarata e fortë është bërë nga kreu i Antimafies italiane, Franko Roberti gjatë takimit në Tiranë me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Zoti Roberti theksoi se trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë është rritur ndjeshëm.

“Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin”, u shpreh Roberti.

Vetëm në muajin shkurt janë kapur disa ton kanabis sativa në brigjet e Italisë. Këto fakte dhe deklaratat e kreut të Antimafias italiane rrëzojnë shifrat e Policisë së Shtetit dhe të Guardia di Finanza në tetor të 2016 që deklaruan se, janë asgjesuar 99.8 përqind e parcelave të drogës në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>