Të katërt kandidatët për drejtuein e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezultuan të pastër , në lidhje me kriterin e figurës.
Sipas Balkanëeb, mbas verifikmit nga Prokuroria e Përgjithshme të katërt kandidatët ishin të pastër.
Në garë për kreun e BKH-së janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.
Mbas verifikimit, Komisioni përzgjedhës do të çojë katër emrat e kandidatëve të renditur sipas pikëve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku edhe do të bëhet votimi për të zgjedhur drejtuesin e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.
BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.