Kreu i Emergjencave Çako kritika bashkive: Të jenë më të përgatitura për përmbytjet

Nga Exit News
Kreu i Emergjencave Çako kritika bashkive: Të jenë më të përgatitura për përmbytjet

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako kritikoi të premten bashkitë për përmbytjet, duke thënë se duhet të jenë më të përgatitura.

“Më duhet të përforcoj  thirrjen për një vëmendje më të shtuar të bashkive në mënyrë të veçantë për të intensifikuar punën dhe për të hartuar një plan masash.

Është përgjegjësi e drejpërdrejtë e bashkive, masat paraprake dhe çdo situatë që kërkon mbështetje dhe gatishmëri të strukturave të tjera, do duhet ndërhyrja e tyre,” u shpreh Çako.

Ai ka deklaruar se po punohet intensivisht në disa qarqe për normalizimin e situatës.

Çako tha se janë evakuuar disa familje në Lezhë dhe në Shkodër. Ai tha se Shkodra, Durrësi dhe Vlora janë më të prekurat nga përmbytjet.

Gjatë fjalës së tij për mediat ai tha:

“Nga informacionet e marra janë ngritur dhe organizuar mbledhjet dhe takimet përkatëse të shtabeve të mbrojtjes civile ashtu sikurse edhe në bashkitë respektive të këtyre prefekturave. Janë marrë masat përkatëse.

Jemi në kulmin e dimrit dhe për sa kohë reshjet kanë munguar për një periudhë të caktuar pritshmëria për një shtim të tyre është dhe ne jemi duke e monitoruar hap pas hapi. Kemi prezencë të shtuar uji në toka bujqësore. Në zona që janë te ekspozuara apo në buzë të lumenjve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>