Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë(ILD) Artur Metani tha të hënën se ky institucion po punon me mungesë inspektorësh. Ai deklaroi se edhe pse me mungesë, ka propozuar shkarkimin e 3 gjyqtarëve dhe ka çuar në hetim 5 magjistratë.
Kreu i ILD tha se “qytetarët kanë nevojë të shohin rezultate, tashmë është koha e rezultateve dhe jo më e justifikimeve”.
Ai u shpreh se sistemi ndodhet në situatë të vështirë.
Sipas kjo sepse “gjyqtarët ikin dhe është e vështirë që këta gjyqtarë të zëvendësohen shpejt”. Por sipas kreut të ILD “rëndësi ka që qytetarëve t’u ngjallet besimi që institucionet funksionojnë”.
Në një intervistë për News 24 se mënyra se si është ideuar dhe konceptuar reforma “është një nga sfidat e kësaj shoqërie”.
Ai shprehu pëlqimin e i tij për mënyrën e ndërtimit të sistemit të ri të drejtësisë. Sipas tij ky sistem ka kompetenca të ndara dhe shumë të qarta.
“Nuk ka asnjë mundësi që gjyqtarë apo prokurorë të ndjejnë presionin politik”, tha Metani.