Kreu i KLP-së, Ibrahimi: Akuzat e Ramës ndaj prokurorëve, politike

Kreu i KLP-së, Ibrahimi: Akuzat e Ramës ndaj prokurorëve, politike

8 nga 15 kandidatët e përzgjedhur për prokurorë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kanë kaluar vetingun. Kështu deklaroi sot, Gent Ibrahimi, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend.

Ibrahimi tha se thirrja për aplikim në SPAK u hap në janar 2019, por qeveria ka miratuar buxhetin për KLP, 6 muaj me vonesë, në qershor.

Kreu i KLP-së komentoi sërisht sulmet e Kryeminsitrit Rama ndaj prokurorëve dhe gjykatësve. Ai tha se:

 “Kryeministri Edi Rama bëri një akuzë të përgjithshme dhe politike, si të tillë e kemi trajtuar edhe ne. Nuk është se po bëjmë një hetimit të thelluar, por po e shohim në përgjithësi. Nuk mjafton për të bërë gjyq”.

KLP, ka mbajtur të njëjtin qendrim edhe në fillim të tetorit, pas sulmeve të Kryeministrit për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja, ku u shpreh se “deklaratat publike të kryeministrit Rama dhe zëvendësministrit Braçe në lidhje me proceset gjyqësore mund të paragjykojnë ecurinë dhe përfundimin e një procesi gjyqësor”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>