Kreu i Urgjencës Kombëtare: Shqipëria jo drejt mbylljes, efekti i maskave pas disa javësh

Nga Exit News
Kreu i Urgjencës Kombëtare: Shqipëria jo drejt mbylljes, efekti i maskave pas disa javësh

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se Shqipëria ende nuk ka rrezik për të shkuar drejt mbylljes, pasi gjendja e koronavirusit në vend është e menaxhueshme.

Në një intervistë për News24, ai u shpreh se rritja e numrave është normale dhe ishte parashikuar një gjë e tillë.

Fakti që ne gjendemi akoma në skenarin e dytë, me COVID2, s’mund të flasim për emergjencë, pasi nuk është. Për shëndetin e njerëzve duhet të thuhet qartë realiteti. Është normale që janë rritur numrat. I kemi analizuar disa herë të gjitha shkaqet. E kishim thënë për valën që do të vinte në tetor. Është folur gjithmonë. Deri tani menaxhimi po bëhet me skenarin e dytë.”

Në lidhje me efektin e maskave, Brataj theksoi se ajo do të shihet në javët në vijim.

I pyetur për numrin e testimeve, Brataj pohoi se ato janë rritur në 1400 deri 1500 testime në ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>