Kreu i Urgjencës Skënder Brataj përplaset me kolegët për dëmet që mund të shkaktojë skaneri

Nga Exit News
Kreu i Urgjencës Skënder Brataj përplaset me kolegët për dëmet që mund të shkaktojë skaneri

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është përplasur me kolegë të tij mjekë, pas deklaratave të Bratajt se bërja e shpeshtë e skanerit për të parë gjendjen e mushkërive, bëhet shpesh ka rrezik që qytetarët të preken nga leucemia.

një intervistë për Balkanweb, në 18 gusht, Brataj deklaroi se shumë qytetarë po bëjnë skanera të shpeshtë për të parë gjendjen e mushëkrive, pasi janë infektuar nga Covid-19.

Ai rekomandoi që në vend të skanerit, qytetarët të kërkojnë bërjen e ekografisë, e cila në rastin e Covid-19 është njësoj e vlefshme si skaneri, pra tregon nëse mushkëria është prekur apo jo nga virusi:

“Nëse përdorim skanerin, do të kemi pas 10 vitesh shumë raste me leucemi. Shohim që të gjithë duan të bëjnë skanerin. Rasti mund të identifikohet dhe me radiografi.”

Mënjeherë pas deklaratave të tij, shumë mjekë e sulmuar Bratajn përmes postimeve në Facebook.

Disa prej tyre pretendojnë se deklarata e Bratajt për dëmin që shkaktojnë skanerat, nuk është e vërtetë. Disa të tjerë vunë në dyshim aftësitë profesionale të tij si mjek.

një postim në Facebook, Brataj i është përgjigjur të gjithë kolegëve të tij. Ai këmbënguli se bërja e shpeshtë e skanerave shkakton probleme në të ardhmen:

“Për Covidin skanerin e këshillon specialisti në momentin e duhur, por nëse përsëritet shumë shpesh shkakton tumore!

Gjatë bisedës, dhashë një këshillë për qytetarët, që të kenë kujdes me ekzaminimet e imazherisë (CT-skaner) sepse kur marim doza të larta rrezesh, ato janë shkak për tumore të ndryshme, midis të cilave edhe leuçemia (tumor i gjakut). Këtë e thotë shkenca.”

Brataj i bëri thirrje kolegëve të tij që të lënë përfitimet personale mënjanë dhe tu shërbejnë qytetarëve me korrektësi dhe ndershmëri:

“Mos bëni sekserin e përqindjeve të imazherisë(CT) dhe analizave të laboratorit, lëreni ta zgjedh qytetari ku do ti bëjë ato! Ju bëni interpretimin, diagnostikimin dhe terapinë e pacientëve!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>