
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të Libazhdit.
Një burrë ka vrarë gruan e tij dhe më pas veten në banesën e tyre.
Sipas policisë burri 56 vjeç ka goditur me sopatë gruan 53 vjeçare dhe më pas ka varur veten.
Policia u njoftua nga fëmijët e çiftit të cilët nuk ndodheshin në banesë në momentin e krimit.