Çiftet homoseksuale në Kroaci mund të birësojnë fëmijë. Gjykata Administrative e Zagrebit vendosi të lejojë birësimin e një çifti LGBT.
Trupa gjykuese argumentoi se çifti duhet të lejohet të birësojë fëmijë sepse ata jetojnë së bashku në një partneritet civil të së njëjtit gjini.
Kërkuesit ishin ankuar në gjykatë pasi autoriteti përkatës kishte refuzuar kërkesën për birësim. Një shoqatë në mbështetje të komunitetit LGBTe quajti vendimin “historik”.
“Ky verdikt hap derën për të gjithë partnerët e jetës në Republikën e Kroacisë që duan të bëhen prindër birësues dhe u garanton atyre se ata nuk duhet të diskriminohen në bazë të orientimit të tyre seksual,” tha ajo në një deklaratë.