Kroacia do t’i dhurojë 10 mijë vaksina Kosovës. Përmes një njoftimi zyrtar, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se është nënshkruar marrëveshja mes ambasadores së Kroacisë Danijela Barishiç dhe disa zyrtarëve të ministrisë.
Njoftimi nuk bën të ditur se të cilës kompani janë dozat që do mbërrijnë në Kosovë.
Deri të më 20 maj, mbi 55 mijë qytetarë kanë marrë një dozë të vaksinës.
Plani shtetëror i imunizimit është i ndarë në tri faza.
Në fazën e parë janë përfshirë punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç, banorët e shtëpive të kujdesit dhe ata me sëmundje kronike.
Në fazën e dytë bëjnë pjesë personat 65-79 vjeç, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë.
Ndërkaq, në fazën e tretë pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullatës.