
Krocia vendosi të enjtën t’i dhurojë 20,000 vaksina antiCovid Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pra, secili vend pritet të marrë 10,000 vaksina, sipas një raportimi nga Radio Evropa e Lirë.
Më herët gjatë javës, qeveria kroate dhuroi 10,000 doza për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30,000 doza për Bosnje e Hercegovinën.
Fushatat e dhurimit të vaksinave zhvillohet në kuadër të mekanizmit të Bashkimit Evropian, që parashikon transferimin e vaksinave të tepërta në vendet e treta.
Aktualisht, vendi ka rënie të rasteve me koronavirus dhe ka vaksinuar mbi 21.6% të popullsisë.
Si vend anëtar i BE-së, Kroacia mundet të prokurojë e rrjedhimisht, të shpërndajë, vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.