Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve në Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Gentian Ajazi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”
- Artan Brahja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim
- Bashkim Shijaku (Serani, Tresa), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”
- Rigers Leka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim
- Medi Peposhi, banues në Tiranë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.