Një 44 vjecar u arrestua nga Policia e Krujës për transportin e 38 kilogramë marijuanë.
Në njoftimin e policisë të enjten, i arrestuari P. L., 44 vjeç, banues në Tiranë u arrestua në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”.
“Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volksëagen” dhe 2 aparate celular”, njoftoi policia.