Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pranoi se ka hedhur firmën në emër të inspektorit të bashkisë. Këtë veprim të tij është munduar ta kaloj me akuza politike. Shpjegimet e Zotit Veliaj në lidhje me këtë veprim, kanë qënë konfuze dhe jo ligjore. Gjithashtu ngelet e paqartë nëse kryetari i bashkisë ka të drejtë të firmosi në një fletë gjobë. Ai theksoi se Zotit Lulzim Basha duhet të paguajë gjobën brenda pesë ditëve.
Pas protestës së opozitës më 8 dhjetor, Zoti Veliaj përpiloi një listë me dëme ndaj pronës publike, me firmë të tij, të shkaktuara nga protestuesit. Përgjegjësinë e të cilave ia ngarkoi Zotit Lulzim Basha nëpërmjet një fletë gjobe të firmosur nga inspektori i policisë bashkiake.