Kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Salla, është infektuar nga Covid-19 dhe është vetëizoluar në banesë.
Lajmin e ka dhënë vetë Salla përmes një postimi në Facebook, ku shkruan ndër të tjera se është duke e kaluar lehtë infektimin.
Ajo që bie në sy në postimin e kryebashkiakut është se përveç thirrjeve të zakonshme për mbajtjen e maskës, ai fton qytetarët dhe që të vaksinohen, në një kohë kur vaksina nuk ka mbërritur ende në Shqipëri.
“Duke uruar në mirëkuptimin tuaj , do ju lutesha të respektojmë protokollet e sigurisë, VendosMaskën, RuajDistancën, ShmangGrumbullimet , KujdesuPërVeten, Vaksinohu. Bashkë do ja dalim, duhet vetëm durim dhe kujdes”