
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit të Rilindjes.
Përmes një videomesazhi në Facebook, Kryemadhi shkruan se kryeministri Edi Rama i ka braktisur qytetarët dhe i varfëroi ata.
“25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia.”
Ajo tha se në qeveri do të përmirësojë jetën e të rinjve dhe të grave.
“Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona.”