Kryemadhi: 25 prilli ditë ndëshkimi për Rilindjen

Nga Exit News
Kryemadhi: 25 prilli ditë ndëshkimi për Rilindjen

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit të Rilindjes.

Përmes një videomesazhi në Facebook, Kryemadhi shkruan se kryeministri Edi Rama i ka braktisur qytetarët dhe i varfëroi ata.

“25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia.”

Ajo tha se në qeveri do të përmirësojë jetën e të rinjve dhe të grave.

Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>