
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi të dielën një takim në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku hodhi akuza ndaj Bashkisë se ka tentuar të tjetërsojë pronat e qytetarëve duke shfrytëzuar rindërtimin.
Sipas Kryemadhit, qytetarët e kombinatit fituan betejën në Gjykatën Administrative “për vendimet e parregullta që Bashkia e Tiranës ka marrë për tjetërsimin e pronave të kombinatësve”.
Kryetarja e LSI-së premtoi se shtëpitë banorëve të zonës së Kombinatit që u prekën nga tërmeti i 26 Nëntorit do të rindërtohen “me paratë e buxhetit të shtetit dhe jo paratë e tyre.”
Kryemadhi i bëri thirrje Prokurorisë “të hetojë për lëvizjen e parave që bëhet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë nëpër qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë t’ju tjetërsojnë pronën apo votën”.