Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së akuzoi Partinë Socialiste për blerje votash në Durrës. Në një konferencë për shtyp, të shtunën, Kryemadhi publikoi një tabelë me të dhënat personale, emër, mbiemër, atësi, numër e kartës së identitetit, të votuesve të Durrësit, me patronazhistin përkatës.
Në një kolonë me titullin respekt, në krah të disa prej patronazhistëve ishin shënuar një shumë parash.
Kryemadhi u shpreh se kjo tabelë është “njësoj si databaza e Tiranës. Në Durrës makina pa targa me xhama të errta kanë dhënë para”. Ajo u shpreh se këtë provë do ta dërgojë pranë policisë së shtetit, sepse policia e Durrësit punon për qeverinë.