Kryemadhi akuzon qeverinë, tallje me ndihmat për bujqësinë dhe blegtorinë

Nga Exit News
Kryemadhi akuzon qeverinë, tallje me ndihmat për bujqësinë dhe blegtorinë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se ndihma e qeverisë për bujqit dhe blegtorët ka mbetur në letër pasi nuk kanë patur efekt në ekonominë e tyre.

Gjatë prezantimit të kandidatit të LSI-së në Urën Vajgurore, Shkëlqim Tafaj, Kryemadhi tha se subvencionimi i naftës për fermerët nuk është efikas.

“Fermerët duhet të harxhojnë miliona lekë dokumente për të marrë 30 litra naftë ose 30 mijë lekë të vjetra subvencion në muaj për naftën”, tha ajo.

Kryetarja e LSI-së deklaroi se qeveria u tall me heqjen e TVSH-së për pesticidet pasi sipas saj “çmimi i tyre nuk ndryshoi.”

“Ndihet të mungesa e subvencionit, ndihet te mungesa e  infrastrukturës për bujqësinë, ndihet te çmimi i lartë i naftës për ta, ndihet te çmimet  larta të pesticideve, ndihet te vaksinat që bëhen te gjëja e gjallë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>