Kryemadhi: Botimi në Fletoren Zyrtare i vendimit për Arta Vorpsin është antikushtetues

Kryemadhi: Botimi në Fletoren Zyrtare i vendimit për Arta Vorpsin është antikushtetues

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha sot për Zërin e Amerikës, nga Uashingtoni se botimi i vendimit për emërimin e Arta Vorpsit, anëtare të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare është shkelje e Kushtetutës. Kryemadhi tha se sipas Kushtetutës, Dvorani nuk ka të drejtë të botojë vendimet e KED-së në Fletoren Zyrtare.

“A vjen gjithë ky proces për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të tillë që zoti Dvorani ti vijë përsëri mundësia në KED e radhës për të kandiduar dhe për të qenë Kryetar i Gjykatës Kushtetuese”, shtoi kryetarja e LSI-së.

Më tej, Kryemadhi tha se:

“Krijimi i Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se si mund të jenë vendimet e saj të mira apo të këqija, do të krijonte mundësinë e fillimit të zgjidhjes së krizës. Gjykata Kushtetuese do të ketë një punë shumë të madhe për të zhvilluar dhe për të ecur përpara dhe për të rikthyer në normalitet institucionet shtetërore”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>