“Brenda muajit dhjetor Edi Rama mund të shkojë drejt prishjes së “Muzeut Kombëtar”, tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të premten në “Mbrëmje në ABC”.
Gjatë bisedës me gazetaren Mirela Milori, Kryemadhi tha se teatri ëshët pronë e shqiptarëve. Ajo tha se nuk është kundër ndërtimit të një teatri të ri, por theksoi se godina ekzistuese duhet të rindërtohet dhe jo të shembet.
“Meqë Rama ka 30 milion euro për të bërë teatër të ri, ta bëjë teatrin e ri. Ky komunitet ka nevojë për 6 të tjerë”.
Kryetarja e LSI tha se vendimi i Këshillit Bashkiak është i falsifikuar:
“Mbledhja e Këshillit Bashkiak duhet të ishte zhvilluar sot, kryetari i shtyu për ditën e hënë, por vendimi është marrë që do të thotë është falsifikuar. Mbledhja e Këshillit bashkiak duhet të njoftohet 5 ditë përpara.”