
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se prishja e godinës së maternitetit ‘Nëna Geraldinë’ është vepër e mafias.
Gjatë një takimi me banorët e njësisë 1 në Tiranë, Kryemadhi deklaroi se ky akt rrënon historinë dhe memorien emocionale.
“Shembja e materniteti vepër e mafias. Pastrim i parave të pista dhe të inceneratorëve.
Rrënim i historisë e memories emocionale. Ata që kanë ngritur kovën e varinskit apo eskavatorit, për ta rrënuar atë godinë, mund të kenë qenë nën efekte komplet të tjera, por kova do u bjerë mbi kokën e tyre.”
Kryemadhi deklaroi se pas 25 prillit do të rindërtojnë Teatrin Kombëtar si dhe do të çojnë para drejtësisë të gjithë të përfshirë në këtë aferë.
Më herët, presidenti Ilir Meta e konsideroi atë një atentat ndaj historisë.