
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh e sigurtë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës së bashkuar në zgjedhjet e vitit 2021. Në një intervistë për “5 Pyetje nga Babaramo”, në Report Tv, Kryemadhi u shpreh se:
“Situata është njësoj me 31 mars 1992, uragani popullor kundër komunizmit. Njerëzit do t’i imponohen njëri-tjetrit, njerëzit janë edhe më agresiv se unë kundra qeverisë. Ne do të dalim si koalicioni i opozitës së bashkuar, united opposition”.