Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim (LSI) Monika Kryemadhi e quajti Kryeministrin Edi Rama të dëshpëruar, dhe e lajmëroi se ai nuk e fal dot detin.
“Ti i dëshpëruar detin e shqiptarëve nuk e fal”, shkruan ajo në një video të postuar në faqen e Facebook, të dielën.
Greqia ka kërkuar të zgjeroj kufijtë detar me 12 milje detare. Kryeministri Rama e ka quajtur të drejtë këtë kërkesë, por ka konfirmuar se ende nuk ka një marrëveshje me Greqinë.