
Monika Kryemadhi paralajmëroi se të mërkurën do të tregojë një aferë të Kryeministrit.
“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”- ju përgjigj Kryemadhi akuzave të kryeministrit Rama se LSI ka blerë votat me para.
Rama pak më herët u shpreh se:
“As fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbys rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuar. S’ka shanse!”.