
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi, të enjten, se koalicioni opozitar PD-LSI është ‘jetik për vendin’.
Duke biseduar me gazetarin Çim Peka, Kryemadhi tha se megjithëse ky koalcion nuk është natyral, është i rëndësishëm në këto momente:
“Koalicioni me PD-në nuk është natyral. Por ky koalicion është jetik për vendin.
Halli i shqiptarëve është do kenë apo jo punë nesër, nuk është se si do të futen në zgjedhje Basha dhe Kryemadhi. Koalicioni është më i rëndësishëm se lista.”
Kryemadhi foli dhe për mënyrën e bashkëpunimit të opozitës për të hartuar listat e kandidatëve për 25 prill, duke sqaruar se PD e LSI do të kenë lista të përbashkëta vetëm në disa qarqe – ndërsa në qarqe të tjera do të kenë lista të veçanta.
Sipas saj, kjo taktikë do të ndiqet për të maksimizuar votat e opozitës.
Më herët dhe përfaqësues të tjerë të LSI-së kanë deklaruar se PD dhe LSI do të kandidojnë veçmas në disa zona dhe në një listë në disa të tjera me qëllim maksimizimin e votave.