Kryemadhi: Koha do tregojë nëse Topalli është patericë e Ramës

Nga Exit News
Kryemadhi: Koha do tregojë nëse Topalli është patericë e Ramës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se koha do të tregojë nëse ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të jetë kundër Ramës apo do të shërbejë si patericë e tij.

Në një intervistë për Report Tv, Kryemadhi tha se ajo si pjesë e opozitës mirëpret çdo parti të re, veçanërisht kur drejtohet nga një grua, dhe më pas koha tregon se kujt i shërbejnë këto parti:

“Ne duhet të mirëpresim çdo parti të re politike, çdo individ që do të merret me politik

do ta tregojë veprimtaria politike e secilit individ apo strukturë të re politike se faktikisht nëse është mision i vërtetë për të krijuar një strukturë politike kundër Ramës apo për të qenë patericë e Ramës. 

Unë e mirëpres Topallin sepse është një gjë shumë e mirë që të kemi përsëri një grua në jetën politike shqiptare që drejton një parti politike.”

Ajo tha se shpreson se Topalli dhe lëvizja e saj të jetë në funksion të ndalimit të qeverisë së Ramës:

“Uroj që i gjithë angazhimi i saj të jetë në funksion të zgjedhjeve të lira, të jetë në funksion të ndalimit të shpopullimit që po i bën Shqipërisë Rilindja me Ramën në krye dhe normalisht që kur të gjithë kemi një mision dhe një objektiv të përbashkët për ta kthyer Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.”

Ndërkohë që në një studio tjetër televizive, Jozefina Topalli deklaroi se opozita është treguar e paaftë për të bërë detyrën e saj në këto 8 vite.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>