Kryemadhi, kush beson në zot jeton i qetë pa Covid19

Nga Exit News
Kryemadhi, kush beson në zot jeton i qetë pa Covid19

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) u shpreh se nuk beson në Covid19 por tek Zoti.

“Unë nuk e njoh COVID, kush beson në Zot do të jetojë i lumtur pa COVID. Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit! Zoti i bekoftë shqiptarët”, tha Kryemadhi për mediat pas takimit me Ali Tomorrin nga Teqja në Malin e Tomorrit.

Besimtarët bektashinj kanë nisur pelegrinazhin e tyre në në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut. Ćdo pelegrin lutet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorit. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorit përfundojnë në 25 Gusht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>